E fshiu nga Facebook, i djeg shtëpinë
Nje grua nga Iowa në Shtetet e Bashkuara, ka djegur shtepinë e shoqes së saj të ngushtë, e cila e kishte fshirë nga Facebook.

"Zjarrëvënsia sociale” quhet Jennifer Christine Harris, është 30 vjeçe dhe jeton në Des Moines, SHBA.

Zonja sigurisht nuk e ka mirëpritur heqjen nga lista e miqve në Facebook që kishte bërë mikja e saj e vjetër dhe kështu ka vendosur t'i verë flakën shtëpisë së Nikki Rasmussen, ”fajtore” për xhestin.Piromanja Christine, që punon si edukatore në një kopësht, tashmë është në burg.

Flakët shpërthyen fillimisht në një garazh të veçuar nga shtëpia në orën 1:00 pas mesnate. Sipas raportit të policisë thuhet se flakët kanë shkaktuar zhurmë shumë të madhe dhe panik në zonën përreth.

Çatia e garazhit e përfshirë nga zjarri u shemb mbi makinën e parkuar në garazhin e brëndshëm të familjes "viktimë". Fatmirësisht, ngjarja e rrallë përfundoi pa të lënduar në njerëz dhe vetëm me dëme materiale. /albeu.com/

Shtuar më 08/11/2011, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori