E çuditshme, pas 5 vitesh të lidhur marrin vesh se ishin motër e vëlla
E përditshmja britanike “Daily Mail”, publikoi sot një ngjarje sa tragjike aq dhe unike në llojin e saj. Një çift i fejuar prej 5- vitesh, kanë kaluar në traumë pasi prindërit e tyre u takuan dhe më pas u thanë se ishin motër dhe vëlla.

Vajza e re, e cila do të lind një fëmijë muajin tjerë, ka mbetur e shokuar nga lajmi që babai i fëmijës së saj është i vëllai. Çifti është njohur gjatë studimeve universitare dhe pas 5 vitesh fejesë vendosën të martoheshin, pak ditë para martesës prindërit e tyre janë takuar dhe gjatë këtij takimi është zbuluar gjithçka.

Identiteti i çiftit nga Afrika e Jugut, është mbajtur i fshehur. Prindërit e tyre janë divorcuar kur djali dhe vajza ishin ende foshnje. Ata kanë ndarë fëmijët dhe nuk janë takuar më asnjë herë, deri në momentin e ftesës për dasmë.

“Daily Mail”, raporton se pas ngjarjes gazetat lokale shkruajnë se në momentin e ndarjes së prindërve vajza ishte 9- muajshe, ndërsa djali 2 vjeç. Babai i çiftit deklaroi se ishte ndarë nga e shoqja në vitin 1983, pasi ajo e tradhtonte. Marrëveshja e ndarjes ishte bërë e tillë, që burri do të rriste djalin ndërsa gruaja vajzën.

Ndërkohë, që të dy prindërit nuk u kishin thënë fëmijëve që kishin motër apo vëlla. Ata nuk janë takuar asnjëherë gjatë 5 viteve të fejesës, vetëm një javë më parë u ftuan nga fëmijët për të diskutuar rreth dasmës, që duhej të zhvillohej të dielën e kaluar.

Në Afrikë është traditë që familja e dhëndrit të paguaj një “prikë” për familjen e nuses. Nisur nga tradita, të dyja familjet lanë një takim për të bërë marrëveshjen rreth pagesës. Gjithçka u shkatërrua kur prindërit u takun ballë për ballë.

Vajza tha për gazetën lokale “ Sowetan” se mbeti e shkatërruar nga zbulimi. “E jona ishte dashuri me shikim të parë. Studionim bashkë dhe kur e takova për herë të parë krijuam një lidhje të menjëhershme. Gjithçka që donim ishte të krijonim një familje të lumtur me shumë fëmijë”, është shprehur vajza duke shtuar se tashmë gjithçka është shkatërruar dhe sipas saj problemi më i madh është shpjegimi që do t`i japin fëmijës së tyre.

Inçesit duket se vjen së pari nga mungesa e komunikimit prind-fëmijë por gjithashtu edhe të rinjtë duket se nuk kanë folur shumë me njëri-tjetrin për familjen atë që synonin të ndërtonin të dy së bashku. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori