Rama jep lajmin: Nesër firmosim marrëveshjen për Skavicën, do financohet nga ShBA

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm në lidhje me hidrocentralin e Skavicës, e cila do të financohet nga Amerika.

Duke folur para gazetarëve në konferencën për shtyp pas takimit të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, u shpreh:

“Na dogje një lajm. Ne me ShBA do të firmosim nesër marrëveshjen me Skavicën që do të financohet nga ShBA që është një gjest unik për ti shprehur Shqipërisë konsideratën më të lartë për atë që ka bërë në këtë periudhë për të gjitha cështjet që ka bërë.

Jo vetëm për këto por edhe për të tjerat. Gjithashtu ShBA kanë vendosur që në një numër të caktuar mbështetjeje shëndetësore me respiratorë t’ia sjellin Shqipërisë.

Është e qartë që ShBA kemi bërë dhe do bëjmë gjëra të tjera në vijim si rezultat i forcimit më shumë se kurrë të marrëdhënies së drejtpërdrejtë mes nesh dhe tyre mes qeverisë së sotme dhe qeverisë së tyre”.


Shtuar 2.10.2020 13:06