Diamanti më i madh? Një planet i tërë!
Është zbuluar një planet ekzotik komplet prej diamanti që rrotullohet rreth një ylli pranë Tokës. Planeti i ri është shumë i dendur në përbërje më shumë se çdo planet që është zbuluar deri tani.

Për shkak se molekulat janë kaq të ngushta dhe të mbushura ndërmjet tyre, studiuesit kanë llogaritur se ato mund të jenë kristal natyral, që përbëjnë në të vërtetë diamantin. Studimi u udhëhoq nga Profesor Matthew Bailes i Universitetit të Teknologjisë të Swinburne në Australi dhe është botuar në revistën ‘Shkencë’.

“Historia e zhvillimit dhe dendësia e mrekullueshme e këtij planeti të çon në të gjitha përfundimet se ai është i përbërë i gjithi nga karboni, domethënë një diamant i madh që rrotullohet rreth një ylli neutron çdo dy orë në një orbitë të tij, në mënyrë të ngushtë me sistemin tonë diellor,” tha Bailes.

Zbulimi i planetit diamant u bë nga ekipi i përbërë prej shkencëtarësh nga Australia, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Shkencëtarët përdorën një radio teleskop 64-metra në Parkes, Australi.
Ndërsa të gjitha këto gjetje të bëjnë të mendosh se kemi të bëjmë me një planetmadh prej diamanti, prapëseprapë ka mister.

“Në rast se më pyesni si do të dukej ky planet, unë nuk e di, vetëm në rast se spekulloj”, thotë Ben Stappers i Universitetit të Manchester. “Unë nuk mund të imagjinoj se një pikturë me një objekt të shndritshëm në të është ajo që shohim atje”.

“Është spekulative të themi dhe i shndritshëm, por në qoftë se t’i e ndriçon atë, nuk ka arsye që ai të mos të ngjajë si një diamant”, shprehet një tjetër shkencëtar, Travis Metcalfe, i qendrës kombëtare të kërkimeve në atmosferë. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori