“Mall te Tuneli”, kapet dyshja e shpërndarësve në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj që shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla.

Finalizohet operacioni “Tuneli”, për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe u arrestua: R.Gj., 24 vjeç dhe I.P., 24 vjeç., të dy banues në Tiranë.

Gjatë operacionit , shërbimet e Policisë në rrugën “Frosina Plaku”, në hapsiren midis nje blloku pallatesh, e cila quhet si zona e “Tunelit”, kanë konstatuar dy personat e lartpërmendur të cilët në bashkëpunim me njeri-tjetrin, po shisnin lëndë narkotike në doza të vogla .

Pas kontrollit, në vendin ku u konstatuan këta shtetas, shërbimet e Policisë kanë gjetur 80 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe shumën prej 62.000 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celular.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.


Shtuar 22.08.2020 11:39