Mori peng dhe dhunoi një person, RENEA blindon Elbasanin dhe kap biznesmenin

Seit Manahasa është arrestuar ditën e sotme nga Blutë e Elbasanit pasi pak ditë më parë ka keqtrajtuar një person.

Biznesmeni me precedente penalë është prangosur nga forcat RENEA, gjatë një aksioni që këta të fundit kanë zhvilluar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Manahasa akuzohet se ka marrë peng një person, të cilin e ka dhunuar dhe e ka keqtrajtuar në një nga ambientet e biznesit të tij.


Shtuar 22.05.2021 19:27