Në Iran është shtyrë
ekzekutimi i një vendimi shokues të gjykatës së Teheranit, për të verbuar duke i hedhur
acid në sy një të pandehuri.
Lajmin e bën të ditur agjencia “Isna”, sipas të cilës
ekzekutimi është shtyrë për një datë të pacaktuar.
Ndërkohë, aktivistët e të drejtave të njeriut i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i kushtojë vëmendje abuzimeve që kryhen në Republikën Islamike.
Majid Movahedi u dënua në vitin 2008 me verbërim pasi vetë ai i kishte marrë shikimin një
gruaje, Ameneh Bahrami, që kishte refuzuar propozimin e tij për martesë.
Ligji, i cili akoma është në plan të zbatohet, i jep të drejtën njerëzve që kanë pësuar çfarëdo lloj dëmtimi, të hakmerren në të njëjtën mënyrë.
Shtuar më 15/05/2011,
ora 12:26