Çokollata më e gjatë në botë
18 metra e gjatë dhe dy metra e gjerë është çokollata e cila ka thyer rekordin Guiness si çokollata më e gjatë në botë.
Mirco Della Vecchia nga fshati Bicocca në Milano, është personi i cili theu këtë rekord, dhe ky nuk është çmimi i parë që ai mer.

Çokollata është matur edhe zyrtarisht dhe është regjistruar në librin e rekordeve Guiness. Ajo është tri metra më e gjatë sesa çokollata që mbante rekordin e mëparshëm.

Çokollata rekorde do të ekspozohet në fshatin Bicocca më 6 prill, ndërsa një ditë më pas do t’u ndahet vizitorëve të Qendrës argëtuese në Milano.

Della Vecchia ka më së shumti rekorde Guinnes sa u përket produkteve të çokollatës. Mes tyre është edhe skulptura më e madhe e çokollatës tetë metra e lartë.
Shtuar më 02/04/2012, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori