Bush i fiksuar pas Google
Albeu.com
Presidenti çudit të gjithë pasi nuk ka qenë shumë i lidhur deri tani me internetin. Ai rri  në Google duke parë fermën në Teksas, për të cilën deklaron se e marr malli.

Dy vjet më parë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u vu në qendër të barsoletave, pasi deklaroi se "kishte dëgjuar shumë gjëra për internetin". Që atëherë, Presidenti ka bërë progres dhe është bërë më familjar me botën e teknologjisë së lartë që ai drejton. Tani, ai flet për "hobin" e tij të ri, atë për të shikuar gjërat në Google. Në një intervistë dhënë MSNBC-së, ai u pyet nëse e ka përdorur ndonjë herë opsionin "search" dhe nëse ka kërkuar ndonjëherë, dikë, në Google. "Me raste, tha Bush, një nga gjërat që zakonisht unë bëj në Google, është të shoh hartat. Është shumë interesante ta bësh këtë. Unë e harroj emrin e programit, por mund të lidhem me satelitin dhe mund të shoh fermën time në Google. Kjo më kujton vendin ku shpesh do të doja të isha. Po, me të vërtetë e bëj shpesh këtë". Imazhet online të "Google Earth", të fermës teksane të Presidentit, tregojnë një terren të gjerë, me dy ndërtesa dhe me një pishinë të zbuluar. Bush, ashtu si edhe shumë liderë të tjerë botërorë, tha se nuk përdorte shumë emailin personal, duke pasur frikë për pasojat e një "spiunimi" të mundshëm të postës elektronike.

Sipas Aktit të Lirisë së Informimit, gjithçka e shkruar nga një President në detyrë, bëhet objekt i deklarimit publik. Intervista ka ndezur të pasionuarit e internetit, të cilët kanë filluar të postojnë klipe të intervistës dhe të spekulojnë rreth "tekno-fobisë" së Presidentit. Presidenti Bush përdorte emaile para se të bëhej president, por gjithnjë këshillohej të mos ta bënte këtë. Pavarësisht nga kjo retiçencë mbi emailet e Presidentit Bush, ky i fundit është përpjekur gjithnjë ta paraqesë veten si një modernist. Ai është fotografuar në fillim të presidencës së tij, duke ngarë një motor elektrik, nga i cili më pas u rrëzua. Ai gjithashtu tërhoqi vëmendje, pasi u mësua se përdorte një iPod, pavarësisht se ishte një asistent ai që e programonte. Intervistuesja nuk e pyeti Presidentin, nëse ai kishte kërkuar ndonjëherë në Google emrin e tij. Nëse do ta kishte bërë këtë, do të kish gjetur 90 milionë rezultate, një e pesta e të cilëve e krahason imazhin e tij me atë të një shimpanzeje. Paraardhësi i Bushit, e ka përdorur më shumë emailin si president, edhe pse ishte në dijeni të nenit për lirinë e informacionit. Bill Klinton, kishte dërguar dy emaile gjatë kohës së tij në detyrë: njëri ishte një mesazh tekst dhe tjetri, një mesazh për ekuipazhin e një anije hapësinore, ndërsa gjendej në orbitën e tokës. Gazeta Shqip

Shtuar më 29/10/2006, ora 02:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori