Bruce Lee, shkëlqimi i shkurtër i një legjende
Pëlqej
Bruce Lee
Bruce Lee ishte një ikonë e kulturës, një legjendë e arteve marciale, një superyll i kinemasë. Bruce Lee ishte madje edhe shumë më tepër se kaq. Ngjitja e tij në majat e famës ndërkombëtare përfundoi me një vdekje sa tragjike aq edhe të papritur dhe të parakohshme. Ai lindi më 27 nëntor të vitit 1940 në qytetin kinez të San Franciskos dhe nëse do të kishte qenë ende gjallë sot, do të kishte përvjetorin e 70 të lindjes.


Ylli i ri
Familja e Bruce u rikthye në Hong-Kong, vendin nga vinte, kur Bruce ishte vetëm 3 muajsh. Aty Bruce kaloi vitet e tij të para, gjatë të cilave mësoi Wing Chun Kung Fu, që më pas u shndërrua në bazën e performancave të tij të suksesshme dhe të jashtëzakonshme, që i dhanë famë në kinematografi. Aftësitë e tij të lindura dhe mësimet që mori ishin mjaftueshëm për rritjen e tij artistike. Por edhe aktrimi ishte një nga pasionet e tij dhe ai u shfaq në filmin parë në Hong-Kong në moshën 18-vjeçare. Roli i parë që mori ishte në filmin “The kid” në vitin 1950.

Pasionin për teatrin dhe kinemanë, Lee e trashëgoi nga i ati, Lee Hoi Chuen, i cili ishte këngëtar operoje.

Rikthimi në Amerikë
Në vitin 1959, Lee u kthye në Amerikë për të marrë nënshtetësinë që i takonte duke qenë se kishte lindur në atë vend dhe për të studiuar filozofi në Universitetin e Uashingtonit. Gjatë studimeve, Lee nisi që të jepte mësime Kung Fu-je për të siguruar disa të ardhura financiare. Megjithatë karizma e tij ishte shumë e veçantë dhe sensi i lidershipit e bëri që të tërhiqej menjëherë nga Hollivudi.

Debutimi
Suksesi i parë i Lee erdhi kur interpretoi katon në një adaptim komik të librit “The Green Hornet”. Edhe pse ishte një rol dytësor, ai mbeti në mendjen e të gjithëve, sepse loja e tij me artet marciale ishte e jashtëzakonshme. Që nga ai moment, popullariteti i tij erdhi në rritje.

Në thelb të arteve marciale qëndron një sistem i tërë filozofik që Bruce e zhvilloi dhe që quhet Jeet Kune Do. Është një lloj arti që mund të përshkruhet edhe si “një stil pa stil”, kur format dhe stilet që praktikohen në artet tradicionale marciale ndërthuren me metoda më moderne. Sipas fjalëve të Lee bëhet fjalë për një formë të paformë.

Vazhdimi
Në vitin 1972, Lee ftoi Chuck Norris, kampioni botëror i karatesë, që të luftonte kundër tij, në një film që titullohej “Kthimi i Dragoit”. Kur Norris e pyeti se cili do të ishte fitimtari i ndeshjes, Lee iu përgjigj se padyshim do të ishte ai. Norris e pyeti: “Si, ke ndërmend që të mundësh kampionin e botës në karate?”. - “Jo nuk ka ndërmend që ta mund, por ta vras fare”, iu përgjigj Lee.

I gjithanshëm
Përveçse ishte i jashtëzakonshëm në aktrim dhe në artet marciale, Bruce ishte shumë i zoti edhe në shkrimin e skenarëve të filmave dhe si regjisor i tyre. I tillë i gjithanshëm u shfaq në “Rikthimi i dragoit”.

Hollivudi
Ndërsa ishte në mesin e filmimit të një projekti, “Loja e Vdekjes”, Lee pati një ofertë nga “Warner Bros” për të prodhuar dhe për të marrë pjesë në filmin e parë amerikano-hongkongas që ishte “Hyrja e Dragoit”.

Suksesi dhe humbja
“Hyrja e Dragoit” ishte një sukses komercial që e futi Bruce në sërën e aktorëve më të famshëm në shkallë ndërkombëtare, megjithatë gjashtë ditë para shfaqjes së filmit, Lee vdiq për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga një ilaç.
Shtuar më 27/11/2010, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori