Britani, ngaterrohet identiteti i Boyle me mbretereshen "Elizabeth II"
Albeu.com
Identiteti i këngëtares tashmë të mirënjohur Susan Boyle raportohet se është ngatërruar me atë të mbretëreshës Elizabeth II nga stafi i kompanisë Eurostar gjatë një udhëtimi në javën e kaluar.Këngëtarja skoceze, e cila kishte udhëtuar me një tren të klasit të parë nga Parisi në drejtim të Londrës me menaxherin e saj Andy Stephens dhe mbesën Kirsty Foy, raportohet se është argëtuar nga fakti se i është ngatërruar identiteti. Kjo pasi disa anëtarë të stafit ishin përkulur dhe e kishin nderuar pasi u është thënë të presin një pasagjere mbretërore. “Thashethemet qarkullonin se mbretëresha ka arritur për t’u ngjitur në tren për t’u kthyer në Londër, prandaj çdokujt i është thënë të ndjekë rregullin e mirësjelljes mbretërore.
Shtuar më 25/02/2010, ora 14:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori