Bllokohet për tre orë në një hapësirë 15 cm
Një lojë kukafshehti për pak sa nuk i kushtoi shtrenjtë një vogëlushi kinez. Duke kërkuar vendin më të mirë për t'u fshehur djali mbeti i bllokuar për tre orë mes dy mureve në një hapësirë prej 15 centimetrash.

Shokët dhe personat që ndodheshin aty pranë u munduan ta nxirrnin, por pa sukses. Pas dy orësh ata lajmëruan zjarrfikësit të cilët u detyruan të shembnin një mur në afërsi të djalit në mënyrë që ta shpëtonin.

Pas tre orësh bllokimi, vogëlushi u lirua dhe mësohet se nuk ka pësuar dëmtime.
/tch/
Shtuar më 18/05/2011, ora 19:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori