Kodi Penal favorizon pedofilët: Vajzat 9-12 vjeç mund të bëjnë seks?! (FOTO LAJM)

Shqipëria vazhdon të jetë e tronditur nga abuzimi i një vajze të mitur në Babrru në Tiranë, nga roja e shkollës dhe 3 të rinj po në këtë zonë.

Pas publikimit të këtij skandali, i ndodhur në “sy” të mësuesve, prindërve dhe zonës përreth të cilët kishin dëgjuar “zëra”, është dhënë alarmi për dhunën seksuale ndaj fëmijëve.

Denoncime të shumta në numër po bëhen nëpër shkolla, shtëpi fëmijësh, polici në lidhje me këto abuzime të cilat rrallë publikohen aq fuqishëm në media, dhe në fund përgjegjësit marrin dënime qesharake.

Rikujtojmë skandalin e dhunimit të një vajze në Kavajë, autorët e atij krimi tashmë kanë përfituar zbritje të dënimit të tyre.

Por nëse i hedhim një sy Kodit Penal të Shqipërisë, vërejmë një tjetër “skandal”.

“Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me fëmijë të
mitur, që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose me të miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet…”- shkruhet në Kodin Penal, të cilin mund t’a lexoni në galerinë e bashkëngjitur lajmit.

Pra, sipas Kodit Penal në Shqipëri, një djalë i mitur është 14 vjeç, ndërsa për vajzat i referohet pjekurisë seksuale.

Me pjekurinë seksuale, Kodi Penal i referohet fillimit të menstruacioneve tek një vajzë, pra nga mosha 9 deri në 12 vjeç.

Pra në Shqipëri, një mashkull i cili abuzon me një vajzë vetëm 10 -vjeçare nuk quhet pedofil për shkak se vajza e mitur sipas Kodit Penal “ka arritur pjekurinë seksuale”.

Kjo hapësirë ligjore është një skandal më vete duke i dhënë liri abuzuesve seksuale pedofilë të mos dënohen sa duhet për një krim të tillë. /Albeu.com/


Shtuar 6.06.2020 07:33