Binjaket identike që bëjnë jetë të njëjtë
Binjaket identike Caroline Paxton dhe Liz Cooke nga Britania e Madhe janë mësuar të jenë të pandashme. 28 vjeçaret, të lindura në një interval kohor prej 4 minutash, kanë shkuar në të njëjtën shkollë dhe kolegj dhe kanë të njëjtat nota nga i njëjti universitet.

Ato kanë realizuar një dasmë të përbashkët, ku kishin zgjedhur fustanet e njëjtë. Që të dyja janë bashkuar me forcat e policisë dhe ngasin të njëjtin model makine. Motrat dallohen vetëm nga ngjyra e flokëve dhe aktualisht të dyja presin fëmijët e dytë. Nganjëherë atyre u ndodh që rastësisht të veshin garderobën e njëjtë, apo t’i blejnë njëra tjetrës të njëjtën dhuratë për ditëlindje. Gjëja më interesante është se asgjë nga këto nuk ishte e qëllimshme.

“Asgjë nuk është e planifikuar. Duket sikur, ne binjakët, kemi ndjenjën e gjashtë dhe nuk mundemi të shpjegojmë se pse na ndodh kjo” ka thënë Liz. /albeu.com/

Shtuar më 25/05/2011, ora 13:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori