Binjakët e martuar me të njëjtën grua
Ram dhe Shyam Singh me gruan e tyre
Dihet që binjakët nga e njëjta vezë kanë shije dhe shprehi të ngjashme, por rasti i binjakëve nga India, Ram dhe Shyam Singh tregon se ngjashmëritë janë edhe më të mëdha se kaq.

Kunwarpal dhe Chandrapal Singh, të cilët thërriten shkurt nga të afërmit, Ram dhe Shyam, janë binjakë nga e njëjta vezë dhe gjithmonë kanë jetuar duke ndarë gjithçka me njëri tjetrin.

Kështu, 24 vite më parë të dy janë dashuruar në të njëjtën femër. Kjo e dashuri e "dyfishtë" ka përfunduar me martesë dhe tani të dy vëllezërit ndajnë të njëjtën grua.

Ata kanë kryer studimet universitare dhe kanë krijuar një familje të lumtur dhe së bashku kanë shtatë fëmijë.

Për shkak se nuk dihet atësia e saktë e fëmijëve, në kollonën e "Atësisë" në regjistrat e shkollës, shkruhen emrat e dy binjakëve.

Fqinjët e binjakëve thonë se vëllezërit janë shumë të lidhur me njëri tjetrin saqë për të mos u ndarë, kanë vendosur që të kthehen nga Delhi në fshatin e tyre. Palia Gujar. (albeu.com)
Shtuar më 29/01/2011, ora 17:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori