I doli situata jashtë kontrollit, si përfundoi pas hekurave kryeplaku i fshatit

Një zjarr masiv në pyjet e Beratit ka çuar në pranga kryeplakun e zonës.

Kryeplaku i fshatit Skrevan kishte ndezur zjarr në tokën e tij në fshatin Skrevan dhe si pasojë e erës së fortë zjarri ka avancuar më tej deri në fshatin Slanic, Ura Vajgurore.

Nga zjarri janë djegur rreth 500 rrënjë ullinj dhe rreth 30 ha sipërfaqe kullosore dhe me pemtari të ndryshme pyjore dhe frutore.

L. I, banues në fshatin Skrevan, Ura Vajgurore me detyrë Kryeplak i fshatit Skrevan akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” .


Shtuar 21.08.2020 07:04