Protesta në qendër të Tiranës për Palestinën, dalin pamjet nga konfrontimi me Policinë (FOTO LAJM)

Protesta e sotme në qendër të Tiranës lidhur me sulmet në Palestinë është shoqëruar edhe nga momente tensioni dhe konfrontimi me policinë.

Në fotot e shkrepura nga LSA, dhjetëra protestues kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit me pankarta në duar me mbishkrimin: “Çlironi Palestinën”, “Paqe dhe Fund Zionizmit”.

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtete të tjera mijëra njerëz kanë marshuar në rrugë duke e konsideruar Izraelin si një shtet fashist dhe shtypës.

Qindra persona, mes të cilëve edhe gra e fëmijë kanë humbur jetën në Palestinë pas sulmeve me raketa dhe bomba. Kryeministri izraelit Netanjahu i konsideron sulmet si kundërpërgjigje ndaj goditjeve me raketa nga Hamasi, të cilin e cilëson si një organizatë terroriste.


Shtuar 16.05.2021 21:04