Sot dita vendimtare? Lacio paraqet ofertën e fundit për Muriqin

Sot pritet të jetë dita vendimtare për kalimin ose jo të sulmuesit të Kosovës dhe Fenerbahçes, Vedat Muriqi te Lacio.

“Corriere dello Sport” shkruan se drejtuesit e klubit bardhekaltër i kanë ofruar palës turke ofertën e fundit 20.5 milionë euro për Muriqin (18.5 milionë euro plus bonuset).

Sipas të gjitha gjasave, kjo mund të jetë përpjekja e fundit e Lacios për të bindur Fenerbahçen që Muriqi të marrë lejekalimin drejt Italisë.

Vetë futbollisti e ka shprehur hapur se dëshiron të luajë për Lacion dhe se ndihet i lodhur nga vonesat e bisedimeve mes klubeve.


Shtuar 4.09.2020 10:12