Asteroidi kalon pranë Tokës (VIDEO)
Një asteroid, i gjerë 400 metra, të martën pas mesnate, ka qënë më afër Tokës se sa është Hëna normalisht, duke u dhënë mundësi të shkëlqyer shkencëtarëve që të bëjnë studime pa patur nevojën të çojnë sonda në hapësirë.

Shkencëtarë të Agjensisë Amerikane të Hapësirës, NASA, që kanë krijuar grafikun e lëvizjes së asteroidit të emëruar 2005 YU 55, thonë se distanca më e afërt me Tokën ka qënë në orët e para të së mërkurës, saktësisht 28 minuta pas mesnatës, sipas orës së Europës Qëndrore.

Ata thonë se asteroidi nuk do ta godasë tokën por do ti qëndrojë në një distancë prej 320 mijë kilometrash.
"Kjo është distanca më e vogël që ndonjë asteroid i kësaj madhësie të jetë afruar Tokës", shprehen studiues të NASA-s. /albeu.com/

Shtuar më 09/11/2011, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori