Incident i rëndë, sulmohet ambasada turke në Athinë

Tensionet midis Greqisë dhe Turqisë janë në nivele të larta pasi një anije turke që kërkon për hidrokarbure e shoqëruar nga disa anije ushtarake hyri në ujërat Helene para disa ditësh.

Më pas grekët sulmuan një anije turke e cila ishte në ujërat greke, duke plagosur një shtetas sirian dhe 2 shtetas turq.

Tensionet u shtuan më shumë me Francën dhe Izraelin që dolën në krahë të Greqisë dhe ambasada greke në Athinë lëshoi një notë proteste.

Ditën e sotme këto tensione janë shtuar. Siç raportojnë mediat greke një person i panjohur së sulmoi me bojë ndërtesën e ambasadës turke në qendër të Athinës.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje duke rrethuar zonën dhe është vënë në kërkim të autorit.


Shtuar 19.08.2020 18:21