Një 17 vjeçar u arrestua në Bondi Junction (Australi) për përpjekjen e tij në "bombardimin" me vezë të "fenomenit pop",
Justin Bieber.
Sipas policisë, i riu hyri me forcë në Sydney Acer Arena të premten e kaluar, përpara se të hidhte një seri vezësh drejt këngëtarit kanadez.
Asnjëra prej vezëve nuk e goditi objektivin, por bënë një rrëmujë të
madhe.
Adoleshenti ndoshta nuk do të ishtë kapur, nëse nuk do të kishte shkruar për veprën e tij në Facebook dhe Twitter, gjë që e drejtoi policinë tek ai.
Ai është akuzuar për hyrjen me forcë dhe për dëmin me qëllime të këqija.
/albeu.com/
Shtuar më 06/05/2011,
ora 18:21