Boki-13 reagon pas dënimit me 9 vite burg: Paratë e “Reketit” kanë përfunduar te familja Zaev

Gjykata Penale në seancën e sotme për rastin “Reket” ka shpallur fajtorë Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe ish kryeprokuroren speciale Katica Janeva.

Jovanovski u dënua me burg prej 9 vitesh, ndërkaq Janeva u dënua me burg prej 7 vitesh por Boki-13 reagoi me një kundër-sulm pas vendimit nga Gjykata Penale të cilin e shpallën fajtor duke e dënuar me burg prej 9 vitesh .

Në vend që të komentojë masën e paraburgimit, ai foli për aktgjykimin, i cili urdhëroi heqjen e Nikolovska-Masevska.

“Ky është një vendim politik, paratë përfunduan tek Zoran dhe Vice Zaev”, tha Boki 13.

Më pas ai nisi të debatonte për paraburgimin, dhe Nikolovska-Masevska ndryshoi vendimin e saj, d.m.th ajo mbeti në sallën e gjyqit.

Të dënuarit duhet të paguajnë edhe kostot e gjyqit.


Shtuar 18.06.2020 12:40