Albeu: 10 qytetet më të gjelbërta në Europë (FOTO LAJM)

Amsterdam - Hollandë
Në një kohë kur sa vjen dhe betonizimi shtohet gjithmonë dhe më shumë, Shqipëria dhe vende të tjera të ngjashme me ne të cilat kanë harruar se çfarë është gjelbërimi dhe benefitet e saj le të shikojnë këto foto dhe të mahniten jo vetëm nga bukuria natyrore e këtyre super qyteteve por edhe nga të mirat shëndetësore që të fal një ambjent tejet i gjelbër.

Sipas European Green Capital (EGC), qyteti më i gjelbërt i Europës është kryeqyteti hollandez, Amsterdam. Pas tij rënditet qyteti i Bristol në Angli dhe pas tij Barcelona në Katalunjë të Spanjës.

Në 10 vendet e para rënditen qytete si: Kopenhagen, Hamburg dhe Munster në Gjermani, Nantes në Francë apo edhe kryeqyteti suedez, Stockholm.

Janë me të vërtetë mbresëlënëse fotot e mëposhtme, prandaj le të jetë kjo foto-galeri si një apel për të mbrojtur ato pak vende të gjelbërta që na kanë ngelur në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2012, ora 14:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori