Një rrufe ka goditur avionin
Airbus A380 në momentin që ai ulej në pistë gjatë një stuhie. Rrufeja ka rënë mbi pjesën ballore të
avionit, ndërsa goditja e fuqishme e energjisë është ndjerë nëpër gjithë trupin e
avionit.
Ngjarja ka ndodhur në aeroportin “Heathrow”, dhe ajo që ka çuditur më tepër ka qenë fakti se edhe pas goditjes, avioni ka vazhduar procedurën e uljes në pistë. Pesëqind pasagjerët që vinin nga Dubai janë ulur në mënyrë të sigurt në tokë.
Fotoja e rrallë është kapur nga fotografi Chris Dauson në jug-perëndim të Londrës.
David Learmount, redaktor për sigurinë e internetit në “Flightglobal”, ka thënë se nuk është i befasuar nga fakti që
Airbus A380 nuk ka pasur dëme.
“Ky lloj
aeroplani merr disa goditje rrufeje në vit, por nuk është dramatike”, ka thënë Learmount.
Shtuar më 13/05/2011,
ora 09:30