92-vjeçarja qëlloi me armë pasi nuk morri puthjen që donte
Ngjarje e pzakontë në Florida të SHBA-ve. 92-vjeçarja, Helen Staudinger, donte një puthje nga fqinji i saj Dwight Bettner, 53-vjeç, por kur ky nuk pranoi e moshuara qëlloi drejt shtëpisë së tij 4 herë me pistoletë.

Tashmë, Helen do të presë 26 prillin e këtij viti për të dalë para Gjykatës.

Bettner theksoi se fqinja e tij e moshuar ishte shumë e dhënë pas tij: “Unë shpeshherë i nxirrja plehrat dhe e ndihmoja për gjëra mes fqinjësh. Duket se ajo e mori për diçka tjetër këtë miqësi timen.”

Të hënën e kaluar, Helen shkoi te shtëpia e fqinjit të tij dhe nuk pranonte të larohej pa marrë një puthje. Kur Dwight refuzoi ta puthte, ajo u largua për të marrë pistoletën dhe qëlloi katër herë mbi shtëpinë e fqinjit.

“Mendoja se kjo gjë i ndodhte vetëm të rinjve. Unë nuk dua këtë lloj stresi në moshën time”, u shpreh 53-cjeçari Dwight Bettner.
Shtuar më 24/03/2011, ora 18:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori