86-vjeçarja kampione në akrobaci
Një 86-vjeçare ka befasuar mbarë Gjermaninë me performancat e saj akribatike. Gjimnastja Johanna Quaas ka garuar në “Cottbus Challenger Cup” dhe ka dominuar në ushtrimet në paralele dhe në tapet.

Në dy sekuenca radhazi 45 sekondëshe, gjimnastja ka shfaqur aftësitë e saj në ruajtjen e ekuilibrit dhe në forcë, diçka që shumëkush që ka edhe vetëm një të katërtën e moshës së saj, nuk do ta bënte dot.

Quaas është e apasionuar pas gjimnastikës dhe për këtë arsye ka vendosur që të ndjekë disiplinën në fjalë duke bërë që për të vitet të mos ndjehen aspak.
Shtuar më 31/03/2012, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori