5 zonat më të lira për të jetuar në Amerikë
Në listën që do t’ju paraqesim listohen qytetet më pak të shtrenjta në Amerikë, aty ku çmimet e shtëpive janë nën 250.000 dollarë, shtëpitë në qytet më pak se 200.000 dollarë. Kostoja e përgjithshme e jetësës në këto zona bie në 15% - 20% nën mesataren kombëtare. Renditja vijon nga qyteti më pak i shtrenjtë tek ai më i lirë.

5. Sherman, Texas
Sherman ndodhet 60 km në veri të Dallasit. Popullsia e këtij qyteti mban vendin e pestë në listën tonë ndër zonat më të lira. Familjet në këtë qytet përbëjnë 70 % të popullsisë. Kujdesi shëndetësor është një industri kryesore.

4. Fort Smith, Arkansas
Ndodhet në një kthesë të lumit Arkansas dhe në kufi me Oklahoma. Çmimet janë të ulëta për ushqimet, shërbimet dhe qeratë janë shumë të lira. Kostoja e një shtëpie është më pak se 320.000 dollarë.

3. Ft. Hood, Texas
Fort Hood është një zonë metropolitane, rreth 60 milje në veri të Austin, kryeqytetit të Teksasit. Në këtë zonë ka përqëndrim të madh të ushtarëve dhe familjeve ushtarake, afërsisht 15-25 % të popullatës e përbëjnë 34 vjeçarët. Mesataraja e qerave është 596 dollarë.

2. Pueblo, Colo
Ndodhet rreth 100 km në jug të Denverit, ka një kombimin për tu pasur zili. Ka kosto të ulët për strehimin, për ushqimin etj.

1.Brownsville, Texas
Kjo zonë përfshin Hrlingen dhe San Benito, është në jugperëndim në kufi me shtetin meksikan. Në gjirin e Meksikës ndodhen plazhet popullore. Qiratë në Brownsville janë mesatarisht 659 dollarë, katër herë më lirë se në Nju Jork. Shpenzimet për ushqime dhe mallrat e konsumit janë jashtëzakonisht të lira.
/albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori