35 ore futboll per te thyer rekordin
Albeu.com
Ndeshja më e gjatë e futbollit është ajo e cila filloi më 5 maj dhe përfundoi më 8 maj me rezultatin përfundimtar 333:293. Të gjithë futbollistët e ekipeve Cambray dhe Castwold All Stars janë fitues sepse në qytetin anglez Cheltenham u luajt loja maratonike, e cila zgjati rrafsh 35 orë.
Lojtarët thyen rekordin e Guinnessit për lojën më të gjatë të futbollit që deri tani ishte 33 orë. Qëllimi i këtyre dy ekipeve ishte të luanin pandërprerë 40 orë por një shi i fortë i detyroi ata të ndalen kur kishin hyrë në orën e 36-të të takimit. Loja kishte karakter humanitar, ndërsa janë grumbulluar rreth 35 mijë euro të cilat do të dhurohen si ndihmë për fëmijët e varfër në Indi. Megjithatë nuk ishte gjithçka aq e këndshme. Sportistët e stërlodhur pranuan se para fundit të ndeshjes ata vetëm sa numëronin minutat në fushë. Njëri prej lojtarëve të kësaj ndeshje maratonike, 24- vjeçari Pete Sheppard, thotë se lodhja ishte problemi i tyre kryesorë, edhe pse kishin kaluar shumë kohë për tu bërë gati për këtë ndeshje historike. Shumë futbollistë e lëshuan fushën e lojës me lëndime si pasojë e lodhjes së tepërt.
Shtuar më 09/05/2010, ora 19:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori