Një
shishe vere Chateau Latour e 1961 është shitur për 135 mijë stërlina (më shumë se 155 mijë
euro) në një ankand të organizuar nga shtëpia londineze e ankandeve Christie's.
Edhe pse bëhej fjalë për një konfeksion “magnum” prej gjashtë litrash, sipas ekspertëve, shuma e paguar nga koleksionisti kinez ka qenë shumë e madhe, rreth tre herë më shumë se pritshmëria.
Chateau Latour është konsideruar si një nga Bordeaux më prestigjoze të Londrës dhe nuk është hera e parë që shitja e saj ka shënuar rekorde marramendëse.
Shtuar më 29/05/2011,
ora 10:12