106-vjeçare por akoma beqare
Britanikja Isa Blyth, e cila kurrë më parë nuk është puthur, ka festuar ditëlindjen e 106-të. “Ajo thotë se kurrë nuk ka ndjerë nevojën për romancë dhe kurrë nuk ka pasur kohë për meshkuj”, ka thënë kushërira 67-vjeçare Sheen Cambpell, raporton gazeta britanike “The Sun”.

Isa ka lindur në vitin 1904. Gjithë kohën ka jetuar në Edinburg dhe ka punuar për 35 vjet si sekretare në fabrikën e alkoolit “North British Distilleries”.

Isa ditëlindjen e 106-të e ka festuar me torte dhe shampanjë në shtëpinë për të moshuar, në të cilën jeton.
Shtuar më 06/09/2010, ora 17:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori