Ku ishte policia? Dardan Krivaqa që dhunoi deri në vdekje 18-vjeçaren kishte kryer 112 vepra të rënda penale (FOTO LAJM)

Janë zbardhur detaje të reja nga vdekja e Marigona Osmanit, vajzës 18-vjecare nga Ferizaj e cila u dhunua deri në vdekje nga partneri i saj.

Kjo vrasje makabre ka nxjerrë në pah se autori, Dardan Krivaqa është autor i 122 veprave penale.

Veprat për të cilat dyshohet Krivaqa janë: 11 raste për grabitje, 93 raste të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë, 1 rast dhunimi, 12 raste pranimi të gjërave të vjedhura, si dhe pesë lëndime trupore.

Edhe pse i dyshuar për më shumë se njëqind vepra, Krivaqa ishte i lirë dhe jetonte me Marigona Osmanin të cilës dyshohet se ia mori jetën më 22 gusht të këtij viti.

Dardan Krivaqa kishte ushtruar dhunë edhe ndaj të një të dashure që kishte në vitin 2017. I njëjti burim ka bërë të ditur që në qershor 2017 Krivaqa kishte ushtruar dhunë ndaj atëkohë të dashurës së tij. Pas dhunës sistematike që ai kishte ushtruar ndaj saj, më 10 qershor të vitit 2017 Krivaqa kishte sulmuar me thikë familjarin e ish të dashurës për shkak se i njëjti kishte tentuar ta largonte nga dhuna që Krivaqa i shkaktonte familjares së tij. Lidhur me këtë rast ishte hapur hetimi për “lëndim të lehtë trupor”.

Një plagosje tjetër, Krivaqa e kishte bërë në fund të vitit 2020 dhe atë ndaj një zyrtari policor. Polici me inicialet Z.H. i kishte vërejtur tre persona duke konsumuar lëndë narkotike dhe sapo iu ishte afruar, Dardan Krivaqa i kishte vënë një mjet të mprehtë në fyt duke i lënë lëndime trupore policit. Për të njëjtën vepër, i dyshuari Krivaqa ishte dënuar me burgim prej 180 ditësh, duke iu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim. /albeu.com/

 


Shtuar 26.08.2021 08:38