“Me Ismetin kthimin në Orizare e kemi menduar krejt ndryshe”
Albeu.com
nga Idaver Sherifi - KumanovëAtë ditë asgjë s’ishte si më parë në Orizaren e Ismet Jasharit, Komandant Kumanovës, fshati ku lindi dhe u rrit Ismet Jashari. Gëzimi shihej në fytyrat e të gjithëve, fëmijëve, të rinjve e pleqve.Jo vetëm kaq, sikur edhe përmendorja nga bronzi e Ismet Jasharit buzëqeshej dhe i dëshironte mirëseardhje shokëve të vet të luftës, Fatmir Limajt, ish - Komandant Çeliku dhe Haxhi Shalës, ish - Komandant Topi. Në fakt, ishte një gjendje ku ndjenjat ishin përzier dhe bërë lëmsh, dhe ku ne nuk dinim të gëzohemi për ardhjen e Fatmir Limajt dhe të Haxhi Shalës apo të pikëllohemi për mospraninë e Ismet Jasharit në mesin tonë.

Të gjithë po pritnin të birin e tyre, Fatmir Limajn, të cilin të gjithë orizarasit e konsiderojnë si vëlla të Ismetit dhe bir të tyre. Emocione të papërshkrueshme, gëzim i madh në familjen e Jasharajve të Orizares. Ata pritnin shokun e luftës, ose siç e thonë ata vetë, vëllain e vëllait të tyre, Fatmir Limajn. Në hyrje të fshatit qëndronte krenar busti i Ismet Jasharit dhe valëviteshin 3 flamuj kombëtar shqiptar. Ismeti i derdhur në bronz dukej më krenar se kurrë më parë. Momente prekëse për të gjithë, lotë gëzimi në familjen e Jasharajve të Orizares. “Ismeti nuk është, unë jam këtu, por është vepra e tij, lufta e tij, respekti që kanë shqiptarët dhe krenohemi se kemi pasur një bashkëluftëtarë të tillë”, thotë Fatmir Limaj, ish-Komandant Çeliku.

Miqtë nga Kosova, të shoqëruar nga Hysni Shaqiri, kryetar i Forcave të Reja Demokratike dhe deputet i kësaj zone, treguan për luftën, guximin dhe sakrificat që kishte bërë Ismeti para dhe gjatë luftës në Kosovë. Ne të gjithë i dinim këto gjëra, por t`i dëgjosh nga goja e Fatmir Limajt dhe Haxhi Shalës s’është e njëjtë. Dhe të gjithë edhe njëherë e ndjejnë veten krenar më shumë se kurrë më parë që janë vëllezër, motra, shokë dhe bashkëfshatarë të Ismet Jasharit.

Të gjitha fjalët kishin rëndësinë dhe vlerën e vet, por ajo që na preku më shumë ishte “Me Ismetin, kthimin në Orizare e kemi menduar krejt ndryshe”. 28 Gushti 1998, dita e zisë për Orizaren është dita kur ky fshat nga i gjiri i vet i dha edhe një dëshmor popullit të vet, i dha Ismet Jasharin, birin më të mirë, më trimin dhe më besnikun. I dha më të mirin sepse sakrificat duhet të jenë nga më të mirët, mu ashtu siç e meriton ky popull. ǒtë bësh, jeta është e tillë. Jo gjithmonë të gjithë presin fundin. Sikur Zoti nuk do që disa njerëz t’i harxhojnë meritat e tyre dhe të shijojnë frutat e veprimtarisë së tyre në këtë botë…?!

Botuar ne Gazeta Start
Shtuar më 31/03/2006, ora 11:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori