Napoli i prish punë Milanit, futet në garë për Jovic

Napoli po tregohet mjaft aktive në merkato, ndërsa po kërkojnë me ngulm të mbyllin marrëveshjen për sulmuesin Osimhen, mirëpo nëse nuk arrihet ky objektiv, të kaltrit nuk do jenë të papërgatitur. Ndaj, së fundmi ata po studiojnë terrenin për të transferuar Luka Joviç nga Real Madrid.

Serbi pas një viti të dështuar në Madrid kërkon të largohet për më shumë hapësira dhe Italia është një opsion i pëlqyeshëm. Në garë për sulmuesin e ri është edhe Milani, por kuqezinjtë tashmë me ndërhyrjen e Napolit duket se nuk janë edhe aq komodë sa në fillim.

Mbetet për t’u parë edhe dëshira e vetë Joviç, teksa të dyja këto skuadra janë jashtë Champions League për sezonin e ardhshëm. Ndërkaq, ëndrra e Napolit, është një napoletan si Çiro Imobile. Por, Lacio vështirë se mund të heqë dorë nga sulmuesi i saj kryesor, aq më tepër kur në sezonin e ardhshëm merr pjesë në Ligën e Kampionëve.


Shtuar 19.07.2020 14:31