E FUNDIT/ Plagoset me pistoletë silenciator një person pranë piramidës
Dhentë e dhitë deri me 5 qershor...!!!
Albeu.com
Fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme në Republikën e Maqedonisë veçse filloi. Të gjitha partitë politike, hedhën hapin e tyre të parë strategjik në këtë fushatë të nxehtë parazgjedhore. Patëm rastin të dëgjojmë dhe lexojmë edhe për disa plan programe të disave prej tyre. Historia vazhdon. E njëjta fushatë që udhëhiqej për çdo zgjedhje parlamentare, gjendet edhe sot. Njerëzit e vjetër, platforma e njëjtë, vetëm se skamja është shtuar.
Sot duhesh të japësh 99 grosh për të fituar 1. Ky është mjerim që ka kapluar këtë vend. Nuk e besoj se mund ta mohojë këtë mjerim ndonjëra prej partive politike në këto zgjedhje të parakohshme.
Po dëgjojmë e po lexojmë për shumë ideale. Në fushatë parazgjedhore të gjithë politikanët bëhen idealistë, kombëtar e fetar. Të gjithë historinë e tyre të kaluar prej njërës parti në tjetrën, prej njërës ideologji në tjetrën, prej njërit armik në tjetrin, mundohen që ta lyejnë me fasadë , me retorikën bajate të zgjedhjeve. çdo lagje e gjen me shtabet e partive politike duke u munduar për të rekrutuar njerëz. Shumë rrugë të rregulluara janë prishur për t`u ri rregulluar përpara zgjedhjeve parlamentare. Rrugët e parregulluara kanë ngelur të tilla, ngaqë vizioni i këtyre partive nuk parasheh rregullimin e gjërave të pa rregulluara, por prishjen e gjërave të rregulluara dhe fillimin e rindërtimit të tyre nga zeroja. Kjo është logjika politike e gati të gjitha partive politike në Republikën e Maqedonisë. Të ndryshoj kahen e kësaj logjike, ndonjëra prej partive politike, do të ndodhte një mrekulli e madhe. Secila parti politike ka dëshirë që Maqedoninë gjithmonë ta mbaj në zero.
Partia më e madhe politike në Maqedoni VMRO-DPMNE, fushatën e saj parazgjedhore e filloi në Strumicë. Strumica është vend strategjik për Gruevskin, ngaqë prej atje ka çka flet dhe ka çka thotë. Do të ishte e palogjikshme nisja e fushatës së kësaj partie në Kumanovë. LSDM-ja iu përgjigj Gruevskit me një miting 60.000 vetash kundër politikës së tij degraduese. Por u theksua edhe kërkesa e Cërvenkovskit për një debat televiziv me Gruevskin. Kësaj here, nuk e besoj se Gruevski do të ketë arsye t`i ikë debatit televiziv me Cërvenkovskin, por duke njohur politikën e tij injoruese dhe nënçmuese të deritanishme, mund të themi se edhe kësaj here do të gjej alibi për të mos marr pjesë në debat televiziv. Për shqiptarët e këtushëm as njëri e as tjetri nuk janë të mirë. Ato duhet të luajnë rrolin e tyre konstruktiv në prishjen e të gjitha hesapeve partive politike maqedonase në vend. Përderisa janë të ndarë si parti shqiptare dhe përderisa vazhdimisht akuzohen ndërmjet veti e asesi të bashkëpunojnë e të arsyetojnë njëra-tjetrin, përsëri sherri për shqiptarët e këtushëm do të vazhdojë.
Ne po jetojmë në një vend ku për çdo ditë na paraqiten ide dhe lugë të helmuara politike për gjendjen tonë si shqiptarë. BDK ripërsëriti qëllimin e saj për federalizmin e Maqedonisë. RDK-ja mblodhi forcat në Strugë, ndërsa BDI dhe PDSH vazhduan avazin e tyre të vjetër të akuzave dhe kundër akuzave. Nuk mund ta arsyetojmë dhe akuzojmë asnjërën prej partive politike shqiptare në këtë vend. Të gjitha kanë të drejtë, por edhe të gjitha e kanë gabim. Beteja politike nuk duhet të bëhet ndërmjet veti, këtu është gabimi i përbashkët, ndërsa që të gjitha e kanë mirë, është se këtij vendi i duhet një ndryshim duke u bazuar tek ndryshimi i gjendjes së pakicave e sidomos shqiptarëve që janë edhe element shtet formues. Nuk ka shumë rëndësi se kush i fiton këto zgjedhje nga pala shqiptare. Me rëndësi është që të zgjidhen problemet e shqiptarëve të këtij vendi. Mendoj se kujdes më të madh partitë politike shqiptare në këto zgjedhje të parakohshme duhet t`i kushtojnë Strugës.
Struga është projekti i radhës nëpër planet sllave për sllavizim. Prandaj motoja e përbashkët e të gjitha partive politike shqiptare duhet të jetë:” TA SHPËTOJMË STRUGËN.” Dhe jo, ti trajtojmë qytetarët votues si dhenë e dhi deri në momentin e hedhjes së votës, e pas zgjedhjeve të na prese thika e kasapit.
Shtuar më 17/05/2011, ora 10:00
Tage:

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori