Vazhdon protesta e shqiptarëve kundër abuzimit seksual ndaj të miturëve në Shqipëri, ku mijëra shqiptarë kanë dalë në shesh në Tiranë, Durrës e Vlorë.
Aktualisht në Tiranë është duke u zhvilluar protesta “për fëmijërinë e vjedhur” si reagim ndaj historisë së rëndë të përdhunimit të një 15-vjeçare në Babrru nga roja i shkollës, Abaz Dogu.
Me pankarta në duar me mesazhet “më mirë nami sesa syri”, “si të ndalojmë përdhunimin: hapi nr 1- mos përdhuno”, “trupi nuk është objekt”, “s’ke faj ti jo, fajin e ka përdhunuesi” aktivistët i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit, pas nisjes nga sheshi “Nënë Tereza” dhe kalimi nga sheshi “Skendërbe”.
“Forca e femrës është e madhe dhe do të arrihet të bëhet diçka nëse të gjithë grihemi. Nëse të gjitha ngrihemi si në komente dhe rrjete sociale do të arrihet diçka”, u shpreh një qytetare. /albeu.com/