Trajneri i ri i Bayern, një refuzim dhe një “po” nga Arsene Wenger

Trajneri i ri i Bayern Munchen vazhdon të jetë një temë shumë e diskutuar në Gjermani.

Hans Flick po bën një punë shumë të mirë në krye të bavarezëve dhe u konfirmua deri në fund të këtij sezoni, megjithatë, Bayern synon një emër të madh në pankinë për sezonin e ardhshëm.

Emri i radhës që ka refuzuar pankinën e Bayernit është Ralf Ragnick, që ka qenë drejtor sportiv i Lepzig në të shkuarën. Agjenti i Ragnick konfirmoi për Bild se ka pasur një ofertë nga Bayern, por Ralf nuk do të marrë drejtimin e Bayern.

Ragnick bëhet emri i radhës pas Ten Haag dhe Tuchel që refuzon stolin bavarez. Pista “Arsene Wenger” mbetet ende e hapur, pasi është zbuluar që ish-trajneri i Arsenalit nuk po qëndron dot larg futbollit dhe kërkon rikthimin sa më shpejt.

Stoli i Bayern e tundon tepër strategun legjendar francez dhe në rast të ndonjë ofertë në verë, do të pranonte t’i bashkohej kampionëve të Gjermanisë.


Shtuar 20.01.2020 22:40