Zyrat e Punës të Berishës dhe Ramës (FOTO-LAJM)

Ish-kryeministri, Sali Berisha akuzon pasardhësin e tij Edi Rama se po shet si arritje të qeverisë së tij ngritjen e Zyrës së Punës, e cila sipas deputetit demokrat është ngritur në kohën e qeverisjes së tij. Sipas Berishës kjo zyrë ishte inauguruar nga Berisha dhe ministri Barka me date 30 qershor te vitit 2008. Zyra ishte ngritur ne kuadrin e nje projekti te financuar nga qeveria suedeze, me te cilin u ngriten me pas 12 zyrat e punes ne 12 qarqet e vendit.

“Te dashur miq, “sot po inagurojme nje sherbim qe priti 20 vite qe te ndertohej” do t’ju deklaronte shqiptareve Edvin Kristaq Rama tek paraqiste si suksesin perle te 100 diteve, Zyren Rajonale te Punes per Tiranen. Mirepo ne muret e kohes ishte shkruajtur, filmuar dhe fotografuar se kjo zyre e pajisur me teknologjine me te larte ishte inauguruar nga une dhe ministri Barka me date 30 qershor te vitit 2008. Zyra ishte ngritur ne kuadrin e nje projekti te financuar nga qeveria suedeze, me te cilin u ngriten me pas 12 zyrat e punes ne 12 qarqet e vendit.Me nje investim tjeter, po te qeverise suedeze, ne shkurt te vitit 2013 u inaugurua portali i “e-punesimi” qe lidhej me te gjitha zyrat e qarqeve. Ne portalin e “e-punesim” çdo punkerkues apo punedhenes mund te fuste te dhenat e tij nga çdo skaj i vendit dhe çdo vend i botes per te kerkuar pune apo punetore. Shqiperia pra disponon nje sistem dixhital modern te zyrave te punesimit” shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.


Në këtë mënyrë Berisha ngre një pyetje, për të cilën disponon po vetë një përgjigje:
“Po si shpjegohet qe kryekreu inauguron per sukses te 100 diteshit nje zyre te inauguruar 6 vjet me pare? E bene ai kete per tu tallur me qytetaret apo veten e tij?? Jo dhe jo. Ai e bene kete mbasi ne mendjen e tij te semure Shqiperia reale nuk egziston. Zerat dhe halucinancionet e kane zevendesuar ate ne mendjen e tij me Shqiperine e sketerres, ate te Berishes, ndaj dhe ai do vazhdoje me kete skenar, duke nxjerre nga sketerra e paraqitur si te vetat me qindra rruge, ujesjellesa, kanalizime shkolla, spitale te Shqiperise reale madje jo vone do na jape sihariqin e madhe te anetaresimit tone ne NATO apo te heqjes se vizave. Keta jane personazhe te “Fermes te derrave” te Xhorxh Orëell apo shtetit policor te neobllokmeneve shqiptare” përfundon Berisha.

Ndërsa zyra e Berishës u financua nga qeveria suedeze
kjo e qeverisë Rama është ngritur nga bashkëpunimi mes Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me Agjencinë Federale Gjermane të Punësimit. Mbetet për tu parë nëse këto zyra do të jenë në shërbim të punësimit të të papunëve? /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2014, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori