Mbahen homazhet në nderim të Kosta Grillos

U zhvilluan sot në mesditë në ambjentet e stadiumit “Selman Stërmasi”, homazhet në nder të gazetarit sportive dhe komentatorit emblematik, Kosta Grillo.

Të afërm e miq dhe shumë njerëz të sportit ishin të pranishëm për t’i dhënë përshëndetjen e fundit, komentatorit që humbi betejën me koronavirusin në Turqi.

Miq, të njohur dhe kolegë të gazetarit Kosta Grillo bënë edhe thirrje për ndihmë financiare në mënyrë që familja Grillo të përballonte shpenzimet në Turqi, pasi trajtimi që po merrte ishte mjaft i kushtueshëm.

Trupi i tij do të prehet në Himarë. /albeu.com/

 


Shtuar 7.10.2021 13:54