ZTE Nubia Prague S zhbllokohet me sy (FOTO LAJM)

ZTE prezantoi telefonin inteligjent Nubia Prague S. Modeli o ri ZTE ka ekran 5.2 inç FullHD dhe fuqizohet nga procesori Snapdragon 615 me tetë bërthama, së bashku me 3GB RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme.

Kamera e tij parësore është 13 megapikselë me një blic të vetëm LED, ndërsa kamera dytësore është 8 megapikselë. Një veçori e rëndësishme e telefonit është skaneri për syrin.

Përmasat e telefonit janë 148.2 x 72.5 x 6.8 mm dhe peshon 135 gramë. Ai fuqizohet nga bateria me kapacitet 2,200mAh. Nubia Prague S ofrohet në ngjyrë argjendi dhe ari ngjyrë rozë.

Telefoni pritet të kushtojë 365 dollarë ose 380 dollarë. Shitjet do të nisin nga 23 janari. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2016, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori