Qeveria italiane ul akcizën e naftës, sa kushton tashmë një litër

Pak ditë më parë qeveria italiane njoftoi uljen e akcizës së naftës dhe benzinës si masë për të ulur çmimin e rritur të karburanteve. Vendimi u mor nga Këshilli i Ministrave dhe ka hyrë në fuqi pak ditë më parë. “Corriere della Sera” raportoi pas vendimit se kjo masë është marrë për shkak të rritjes së të ardhurave nga TVSH-ja që qeveria ka arkëtuar, si pasojë e rritjes së përgjithshme të çmimeve, jo vetëm të karburanteve.

Ditën e sotme, çmimi i naftës në Itali ka zbritur në 1.73 euro për litër minimumi dhe maximumi shkon në 1.81 euro, sipas cilësisë së naftës. Sipas raportimeve për JOQ ALBANIA, ditën e djeshme, çmimi i naftës në Itali ka qenë 2.3-2.4 EURO.

Ndërkohë në Shqipëri, bordi i krijuar nga Edi Rama, kryeministri i vendit, ka vendosur që çmimi i naftës të rritet në 221 lekë, ndërsa i benzinës në 211 lekë. Ky është çmimi vetëm për dy ditë, pasi mund të rritet sërish në ditët në vijim.


Shtuar 22.03.2022 20:25