Lumnije Thaçi, bashkëshortja e Presidentit të sapozgjedhur të Kosovës Hashim Thaçit, ka doktoruar në
Universitetin e Tiranës.
Ajo mbrojti temën e doktoraturës dhe mori
titullin "Doktor Shkence" nga UT-ja.
Në disa fotografi që Ganimete Musliu, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka publikuar në Facebook, zonja Thaçi shihet në shoqëri të deputetes e djalit të saj Endritit, por pa bashkëshortin.
"Znj. Lumnije Thaçi sot mbrojti temën e doktoraturës dhe mori
titullin Doktor Shkence në
Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Ekonomisë me temë: Aspekte të menaxhimit bankar: Tregu i kredidhënies si një ndër instrumentet e sigurimit të një rritjeje të qëndrueshme ekonomike në Kosovë", shkruan Musliu. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2016,
ora 17:00