Zjarri që shkrumboi pyjet e Francës, i qëllimshëm

Dy adoleshent kanë shkuar ditën e sotme para gjykatës, si të dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme, në zonën pyjore të bregdetit të Korsisë.

Dy djemtë u kapën të mërkurën nga policia, sepse dyshohej që ata ishin fajtor edhe për flakët në Carro, në perëndim të Marseiës. Atje u dogjën 150 hektarë toke.

Autoritetet deklaruan se nuk ka më rrezik në pjesën juglindore të Francës pasi flakët janë nën kontrollin e zjarrëfiksëve.

Ata deklaruan se gjithsej janë djegur mbi 7000 hektarë tokë, duke shkatërruar dhe shumë shtëpi e biznese.

Shkaqet e zjarrvënies nuk janë ende të qarta.

Por, autoritetet përkatëse kanë deklaruar se adoleshentët do të përballen me akuza për vjedhje, përveç zjarrvënies së qëllimshme, duke u dënuar me 15 vjet burg. /albeu.com/
Shtuar më 28/07/2017, ora 20:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori