Rama: Drejtuesit e shkollave do të skanohen, ata që nuk meritojnë postin të “hapin krahun”

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të buxhetit për Arsimin, është ndalur në disa problematika që kanë shkollat në vend.

Rama tha se shqetësim janë drejtorët e shkollave të cilët nuk kanë nivelin e mësuesve për të qenë në atë pozicion.

Shefi i qeverisë paralajmëroi gjithashtu një skanim të plotë dhe u shpreh se, drejtues shkollash do të jenë ata që e meritojnë.

“Kemi drejtues shkollash që nuk e meritojnë, kemi drejtor që nuk janë në nivelin e mësuesve të një kolektivi mësimor, që janë “out” dhe këtu është e qartë për mua dhe ministren dhe duhet të jetë e qartë për drejtorinë e përgjegjshme që të ndërhyhet që drejtuesit me vlerë të mbështetje, ndërsa atyre që u ka mbaruar koha të largohen dhe edhe në drejtimin e shkollës të jetë e njëjta si mësuesit, s’ka nevojë për kahun politik, statusin ekonomik, po lidhjet që ka familja, rëndësi ka merita. Pa një koordinim nga larg brenda shkollës. Skanim i plotë, objektiv i të gjithë drejtuesve të shkollave dhe kush e meriton të përshëndetet dhe kush jo, duhet të hapë krahun për t’ia lënë vendin dikujt tjetër dhe në çdo shkollë ka mësuese që mund të drejtojnë Ministrinë e Arsimit e jo më shkollën e tyre”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 13.11.2021 11:25