Zjarr masiv në lagjen e VIP-ave, shtëpitë luksoze të të famshmëve në rrezik (FOTO LAJM)

Qindra shtëpi miliona dollarëshe në lagjen e VIP Pacific Palisades në Los Angeles u rrezikuan nga një zjarr i frikshëm të hënën, teksa yje të showbizit si April Love Geary ndanë në rrjetet sociale pamje të zjarrit gjigant teksa përparonte në shtëpitë luksoze të të famshmëve.

Departamenti i zjarrfikësve në Los Angeles mori të gjitha masat që zjarri i rënë në një mjedis me shkurre të mos përhapej në gjithë territorin ku shtrihen vilat e personazheve të njohur të Hollivudit, disa prej të cilave vlejnë mbi 4 mln dollarë./ Daily Mail
Shtuar më 22/10/2019, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori