Zhvishet Rita Ora, telefonojnë stafin e BBC duke e kritikuar (FOTO LAJM)

Shpesh Rita Ora shfaqet në koncertet e saj dhe në çdo dalje me veshje sportive, por në një emision së fundmi ajo ka ngjallur reagime nga ndjekësit, duke e kritikuar për zhveshjen e saj.

Nuk kanë qënë të pakta rastet kur ajo ka dalë thuajse e zhveshur, por në këtë rast kritikat kanë qënë të drejtëpërdrejta dhe një shuplakë e vërtetë për të.

Këngëtarja do të jetë një nga mentorët e “The Voice of UK” dhe për këtë shkak, ajo ishte e ftuar në programin e mëngjesit në BBC, “The One Show". Rita Ora u shfaq në program me një kostum të bardhë, xhaketa e së cilit ishte vërtetë e hapur.

Kjo paraqitje e 24 vjeçares ka ngjallur një debat të fortë tek fansat e këtij programi. Mediat britanike raportojnë se të paktën 399 persona kanë telefonuar stafin e BBC, për t’u ankuar për veshjen e saj. Sipas tyre, kjo është mungesë etike dhe se ky program ndiqet nga çdo moshë. Lidhur me këtë situatë, ende nuk ka patur një reagim nga këngëtarja në rrjetet sociale. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori