Sulmi në Norvegji, policia: Viktimat u vranë me “mjet të mprehtë”,  jo me shigjeta

Policia norvegjeze thotë se 5 personat që vdiqën në sulmin e disa ditëve më parë nuk u vranë me shigjeta, por me mjet të mprehtë, por nuk dha detaje të tjera

Në deklaratë, policia nuk tregoi çfarë lloj amre ishte përdorur, pasi ende po merren në pyetje dëshmitarë.

Kujtojmë se për këtë ngjarje, në pranga u vu Espen Andersen Brathen, i cili dyshohet qëlloi mbi njerëzit me shigjeta në Kongsberg, afër kryeqytetit, Oslo.

Sipas policisë, një numër i madh njerëzish u qëlluan em shigjeta në fillim të sulmit, por asnjë nuk u vra prej tyre./albeu.com

 


Shtuar 18.10.2021 20:55