Zhvishet “Gylseren” (FOTO LAJM)

Largimi i aktores Nurgul Yesilcay nga seriali “Fate të kryqëzuara” (“Paramparça”), i zhgënjeu në masë të madhe fansat e kësaj drame televizive turke.

Në atë kohë u raportua se arsyeja kryesore e largimit të ‘Gylserenit’ ishte se, ajo nuk kishte pranuar të puthej para kamerave me aktorin kryesor të serialit, Erkan Petekkaya (Xhihanin).

A ishte puthja arsyeja e largimit të Gylserenit nga seriali?!
Madje aktorja tjetër e atij seriali, Ebru Ozgan (e njohur për rolin e Dilaras), në një intervistë i kishte konfirmuar thashethemet se ‘Gylseren’ u largua nga seriali pikërisht për një puthje televizive që duhej ta bënte me Xhihanin.

Një vendim i tillë duket paksa i pakuptimtë, kur aktorja kishte pozuar nudo për ballinën e revistës “Tempo”. Ajo shfaqet e ulur në një karrige, ndërsa në trup ka vetëm një pallto, shkruan Mapo.

Natyrisht, pjesët intime të Yesilcay nuk janë të ekspozuara. Edhe në disa raste tjera, Yesilcay është shfaqur provokuese në pozat e saj./Albeu.com/
Shtuar më 15/10/2016, ora 08:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori