Doza kokaine, euro e franga zvicerane, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali, si tentoi t’i ikte policisë bashkë me klientin

Policia në Itali ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar, teksa ishte duke i shitur kokainë një personi. Shqiptari. Sapo ka vënë re praninë e patrullës së policisë, tentoi të arratisej me mjetin e tij, por nuk ka mundur, pasi u ndalua nga efektivët e Komisariatit të Gallarate. Ai u bllokua në vend bashkë me klientin, dhe atyre u është sekuestruar lënda narkotike.

Policët kanë kryer një kontroll të plotë, i cili ka mundësuar gjetjen e 8 dozave shtesë, 2 telefonave celularë 2700 euro dhe 100 franga zvicerane. Në komisariat, agjentët i nënshtruan analizës me anë të një narkotesti një mostër të vogël të lëndës së sekuestruar, e cila i dha rezultat pozitiv kokainës./albeu.com


Shtuar 21.09.2022 18:27