Zgjodhën të shkojnë në Angli me jaht luksoz, çfarë ndodhi me 8 emigrantët shqiptarë (FOTO LAJM)

Shumica e emigrantëve që i drejtohen Britanisë në mënyrë ilegale, zgjedhin të udhëtojnë me kamion.

Këto udhëtime shpesh herë kanë përfunduar në tragjedi dhe rasti i më tragjik ishte ai ku pak kohë më parë u gjetën të pa jetë 39 persona pasi kishin ngrirë brenda frigoriferit.

Së fundmi autoritetet britanike kanë ndaluar një 64-vjeçar, i cili po çonte me jaht 8 emigrantë ilegal shqiptarë.

Tetë emigrantët shqiptarë u zbuluan dhe u kapën nga autoritetet në bordin e një jahti luksoz, ndërsa tentonin të kalonin në Britaninë e Madhe.

“Tetë shtetas shqiptarë u gjetën në bord dhe çështjet e tyre tani do të trajtohen në përputhje me rregullat e imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar”, tha një zëdhënës.

Mësohet se shqiptarët u gjetën në një jaht në Kanalin anglez. Ndalimi u krye falë ndërhyrjes së anijeve të Forcave Kufitare dhe helikopterëve. Më pas, u bë i mundur dërgimi i jahtit në portin e Portsmouth-it.


Shtuar më 08/11/2019, ora 14:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori