Man United përgatit milionat për 4 goditjet e kërkuara nga Ten Hag

yshime për afrimin e Ten Hag te Man. United nuk ka. Pritet vetëm fundi i sezonit për të zyrtarizuar divorcing me Ajaxin dhe firmën me “djajtë e kuq” teksa me akordin e mbyllur tani drejtuesit kanë nisur punën për përforcimin e skuadrës.

Shtypi anglez shkruan se trajneri 52-vjeçar do të ketë në dispizicion një buxhet të konsiderueshëm për merkaton e verës dhe 4 do të jenë objektivat kryesor të klubit.

I pari është një bomber, një numër 9 i mirëfilltë si Harry Kane i cili dëshiron të largohet dhe Man. United e mirëpret edhe pse duhet mposhtur konkurenca me Man. City.

Declan Rice është emri tjetër që kerkohet për mesfushën dhe nuk do të jetë aspak e lehtë për ta shkëputur nga West Ham pasi klubi kërkon një shifër të çmendur prej 100 mln euro pa llogaritur edhe 120 mln euro për Kane.

Më i arritshëm është emri tjetër për mesfushën, Kalvin Phillips nga Leeds United për të cilin mund të mjaftojnë 40-50 mln Euro.

Emri tjetër është një zbulim, John McGinn, 27-vjeçari që po impresionon prej kohësh me Aston Villan dhe që është gati për një kapërcim të madh në karrierën e tij. Për të arritur këto objektiva, sigurisht që nga Man. United do të ketë edhe largime të rëndësishme dhe emra që mund të mbushin gjithashtu arkën.

Man. United përgatit milionat për 4 goditjet e kërkuara nga Ten


Shtuar 7.04.2022 16:22